Skandali i rradhës i tifozëve të Zvezdës, “Sarajeva serbe”!

Tifozët serb vazhdojnë të prodhojnë skandale të shumta për futbollin europian, por ende nuk ka ardhur dënimi shembullor për ta. Këtë herë do të zhvillohej ndeshja mes Crevena Zvezdës dhe Kairat në Ligën e Kampionëve që përfundoi me shifrat 5:0.

Në “Rajko Mitiç” ishin të ndaluar tifozët për të ndjekur përballjen për shkakun e një dënimi nga ana e UEFA-s, por për të mos lënë të boshatisura shkallët e stadiumit lejoheshin fëmijët nën 14-vjeç.

Në çdo vend tjetër europian do të ishte panoramë e bukur që do të ofrohej nga tribunat, por jo në Serbi.

Të gjitha janë habitur teksa në pjesën e dytë është hapur parulla politike: “Sarajeva Serbe”. Ky term është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje Hercegovinës që në vitin 2004, kur qyteti do të merrte emrin Sarajeva Lindore.

Por në Serbi që të prodhojnë turpin e Europës duke përdorur edhe fëmijët për mesazhe politike.

Leave a Reply