Teuta mbushi arkat, ja sa ka fituar me kualilfkimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Teuta vazhdon me arritjet historike këtë vit. Një vit më parë, skuadra durrsake triumfoi në kupë dhe Superkupë, ndërsa në sezonin 2020-2021, u kurorëzua me titullin kampion në Superligën shqiptare.

Deri më tani, me këtë ecuri të artë në turin e tretë të Konferencë Ligës, skuadra durrsake vetëm nga shpërblimet e UEFA-s pa përfshirë të ardhurat e tjera, ka të garantuara të paktën 1 milion e 190 mijë euro.

Kjo, pasi 280 mijë dhe 260 mijë euro, durrsakëve u shkojnë si ekipi kampion, shpërblim nga UEFA dhe shpërblimi për pjesëmarrjen në turin e parë të Champions-it. Më tej, Teuta merr tarifën e solidaritetit prej 100 mijë eurosh për turin e dytë të Konfrencë Ligës.

E kualifikuar në turin e tretë, skuadra durrsake ka të sigurt tarifën prej 100 mijë eurosh këtë tur dhe të paktën 550 mijë euro në rast eliminimi. Në total, deri më tani, Teuta ka garantuar 1 milion e 290 mijë euro.

Kujtojmë Teuta mbrëmë bëri mrrkeulli, duke eliminuar ekipin e Inter Escaldes nga Andorra. Skuadra kampione e Shqipërisë kishte pësuar disfatë 2:0 në ndeshjen e parë në Durrës, mirëpo mbrëmë ata ishin të mrrekullueshëm, duke shënuar fitore 3:0, me një gol të shënuar në kohën shtesë prej 30 minutash.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply