Java vendimtare për të ardhmen e Lionel Messit

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Lionel Mesit. Sulmuesi i Argjentinës për momentin konsiderohet futbollist i lirë dhe pa kontratë.

Barcelona dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar sërish për 5 vite, por kjo kontratë nuk mund të përfshihet në La Liga, sepse “katalunasit” nuk kanë në rregull bilancet ekonomike.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet që të ketë zhvillime pozitive për këtë çështje dhe Lionel Messi edhe përfundimisht të rehatojë tifozët e Barcelonës, të cilët nuk mund ta paramendojnë skuadrën e tyre të zemrës pa yllin argjentinas.

34-vjeçari Lionel Messi, pjesë e Barcelonës është për plotë 16 vite, duke regjistruar gjithsej 778 ndeshje, 672 gola dhe 305 asistime.

Leave a Reply