Dikur pjesë e Milanit, sot firmosi me Antalian në Turqi

Ish-futbollisti i Milanit, Zheremi Menez ka firmosur në Turqi me ekipin e Antaliasporit. Pas një eksperience jo të mirë te Bordo, ish reprezentuesi francez ka arritur një akord me turqit e Antaliaspor, pasi me sukses kaloi kontrollet mjekësore.

Ai te Antaliaspor do të gjejë kamerunasin, Samuel Eto, me të cilin pritet të përbëjnë dyshen sulmuese dhe të ndihmojnë skuadrën e tyre në arritjen e objektivit, dalje në Evropë. Sezonin e fundit Antaliaspor u rendit vetëm në pozitën e 5-të.

Tashmë me Menez, i cili do të nisë një aventurë të re në Turqi, Antaliaspor do përfitojë në sulm, duke pasur parasysh kualitetet e francezit, i cili në sezonin 2014-2015 shkëlqeu me fanellën e Milanit, duke realizuar 16 gola.

Përveç me Milanin, Menez gjatë karrierës së tij në Francë ka luajtur edhe me skuadrat si Sosho, Monako, PSZH dhe Bordo, derisa në Itali, përveç Milanit, ka veshur edhe fanellën e  Romës, te e cila skuadër kishte luajtur për tre sezone.

Leave a Reply