Di Maria dënohet me një vit burg

Argjentinasi Anhel di Maria është dënuar me 1 vit burg pasi është shpallur fajtor për evazion fiskal në kohën kur ishte pjesë e Real Madridit.

Argjentinasi që aktualisht luan me Paris Sen Zhermenin në “Ligue 1”, ka fshehur 1.3 milion euro nga viti 2010-2014.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, Di Maria nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, kjo pasi ligji në Spanjë lejon që dënimet deri në 24 muaj burg të konvertohen me gjobë.

Kësisoj Di Maria burgun prej një viti do ta paguaj me dy milionë euro si dëmshpërblim, njëjtë sikurse edhe bashkëkombasi i tij, Lionel Messi, i cili vendosi që të paguaj burgun në të holla.

Evazioni fiskal gjithashtu ditë më parë kaploi edhe futbollistin më të mirë të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ndërsa gjithashtu edhe ish trajnerin “madrilen”, Hoze Murinjo.

Leave a Reply