Ja si duket renditja tabelare pas 17 javëve në LPFM  

Java e 17-të na dhuroi edhe surprizën më të madhe në futbollin elitarë, njofton ‘infOSport.mk’. Akademia Pandevi ishte skuadra që mundi Shkëndijën në Tetovë, duke bërë që tashmë diferenca e skuadrës tetovare ndaj ndjekësit më të afërt Vardarit, të ulet në vetëm 3 pikë.

Ndërkohë Akademia Pandevi me fitoren e sotme ka ruajtur pozitën e 3-të, në të cilën me shumë gjasa edhe do të përfundojë stinorin vjeshtor.

Pas tyre renditet Rabotniçki, që në javën e fundit të këtij stinori do të ketë një detyrë shumë të vështirë përballë FC Shkupit, skuadër kjo që sot nuk shkoj përtej barazimit 1:1 në shtëpi ndaj Renovës. Në këtë mënyrë të dyja skuadrat mbeten në pozitat 5 dhe 6, ndërsa thuajse fare nuk ka ndryshuar renditja edhe në pozitat vijuese, me Makedonija Gj.P që renditet e 7-ta me 18 pikë, për të pasuar Pobeda dhe Bellasica në pozitat 8 dhe 9 me nga 17 pikë, ndërkohë Sileksi me 15 pikë renditet në pozitën e fundit.

# Ekipi Nd. F B. D. G-av. Pikë
1. Shkëndija 17 11 4 2 39:14 37
2. Vardari 17 10 4 3 22:10 34
3. A. Pandev 17 9 2 6 20:14 29
4. Rabotniçki 17 8 2 7 26:26 26
5. Renova 17 5 6 6 19:21 21
6. Shkupi 17 5 5 7 14:19 20
7. Makedonija Gj.P 17 4 6 7 20:26 18
8. Pobeda 17 5 2 10 14:22 17
9. Bellasica 17 4 5 8 15:25 17
10. Sileksi 17 3 6 8 11:23 15

Leave a Reply