Gjest i rrallë, Akademia Pandev i uron 28 nëntorin Shkëndijës

Një ndër rastet e rralla që një ekip maqedonas të uroj festën e flamurit një ekipit shqiptarë. Një gjest të tillë e ka bërë sot ekipi nga Strumica Akademia Pandev në ndeshjen ndaj Shkëndijës të zhvilluar në Tetovë në kuadër të xhiros së 17-të në elitën vendore.

Para fillimit të takimit, kapiteni i Akademia Pandevit Stoilov i dhuroi buqet me lule kapitenit të “kuqezinjëve” Armend Alimit, duke ia uruar kështu festën e 28 nëntorit.

Leave a Reply