Formacionet, Santa Klara-FC Shkupi, Sedlloski lë në bankinë futbollistin më në formë

FC Shkupi sonte ka një mision të vështirë në Portugali përballë Santa Klara, ndaj së cilës skuadër në Shkup kishte pësuar disfatë 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse pritej një formacion shumë sulmues nga ana e Goce Sedlloskit, i njëjti ka vendosur që ndeshjen ta fillojë pa Kire Markoskin, i cili bashkë edhe me Fisnik Zukën kanë mbetur në bankinë.

Vendin e Markoskit në qendër të sulmit do të zë Marko Gjorgjievski, ndërsa në krahë do të luajnë Matej Cvetanoski dhe Kristijan Trapanovski.

Vendin e Zukës në krahun e majtë të mbrojtjes e ka zënë Blerton Sheji, ndërsa Fatih Ismaili do të luaj në qendër të mbrojtjes bashkë edhe me Ruatubjaje. Në të djathtë do të veprojë Ardit Ilazi, derisa në mesfushë do të veprojë treshja Senghor, Adem dhe Alvarez.

Ndeshja Santa Klara – FC Shkupi starton në ora 22:00.

 

Leave a Reply