Nazifi shënon eurgol për Maqedoninë U17 në fitoren ndaj Qipros (VIDEO)

Maqedonia U17 është nikoqire e një turneu ndërkombëtarë, ku po marrin pjesë edhe moshatarët e Serbisë dhe Qipros, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht kombëtarja U17 e Qipros ishte kundërshtari i parë i përfaqësueses U17 të Maqedonisë, që udhëhiqet nga trajneri Toni Jakimovski.

Ky i fundit për këtë turne ka ftuar gjithsej 21 futbollistë, 9 prej të cilëve janë shqiptarë.

Një ndër ata është edhe talenti i Shkëndijës, Zani Nazifi, i cili u bë protagonist në fitoren e sotme ndaj Qipros, duke shënuar golin e fitores. Nazifi shënoi një eurogol të vërtetë pak para fundit të pjesës së parë, kur shënoi për 2:1.

Edhe pse u zhvilllaun edhe 45 minuta të tjera, rezultati mbeti i pandryshuar, me Maqedoninë që regjistroi fitoren e parë në këtë turne. Përveç Nazifit, një gol tjetër në këtë ndeshje për Maqedoninë U17, shënoi edhe futbollisti i Vardarit, Marko Stojilevski.

Ndeshjen e dytë në kuadër të këtij turneu, Maqedonia U17 do ta zhvillojë kundër Serbisë me datë 16 shtator, ndërkohë dy ditë më herët serbët do të përballen me Qipron. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply