Donaruma shkruan histori me Italinë

Portieri Xhanluixhi Donaruma vazhdon të shkruajë histori me kombëtaren e Italisë. Ai të dielën në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës mbante shiritin e kapitenit te skuadra “axurre”.

Në këtë mënyrë gardiani i PSZh-së u bë kapiteni më i ri në moshë te Italia që nga viti 1965 e këndej, kur Xhani Rivera kishte mbajtur atë në ndeshjen me Poloninë.

Atë kohë Rivera ishte vetëm 21-vjeç e 8 muaj, ndërsa Donaruma kundër Belgjikës me shiritin e kapitenit doli në moshën 22-vjet, 7 muaj e 15 ditë.

Leave a Reply