Argjentina demolon Uruguain, Brazili ndalet nga Kolumbia (VIDEO)

Argjentina është rikthyer te fitorja, teksa Brazili i pagabueshëm është ndalur në xhiron e 10-të në një barazim pa gola në transfertën kundër Kolumbisë. Pavarësisht këtij barazimi, Brazili mbetet në vendin e parë me 6 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Argjentina që demoloi Uruguain me shifrat 3:0.

Leo Messi ishte ai që zhbllokoi sfidën, me një parabolë që e nisi për asist dhe përfundoi në rrjetë në minutën e 38-të, ndërkohë një minutë para fundit të pjesës së parë De Paul shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Muslerës, duke bërë që pjesa e dytë të jetë shumë më e lehtë për “gauçsoët”, që shtuan edhe një tjetër gol me anë të Lautaro Martinez në minutën e 62-të.

Kili ka marrë fitoren e dytë të këtij cikli eliminatorë, duke mundur Paraguain me shifrat 2:0 falë finalizimeve të Bereton dhe Isla.

Bolovia me një gol të Vaca 7 minuta para fundit mundi Perunë me rezultat minimal 1:0, ndërkohë Venezuela ngadhnjeu ndaj Ekuadorit me shfrat 2:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply