Pedri firmos kontratë të re me Barcelonën, 1 miliard euro klauzola e shitjes!

Barcelona edhe zyrtarisht ka konfirmuar se talenti i tyre Pedri ka nënshkruar kontratë të re me klubin. Kjo kontratë do të jetë valide deri në vitin 2026, ndërsa klauzola për blerjen e kartonit të tij kap shifrën e 1 miliard eurove.

Është kjo klauzola më e shtrenjtë në gjithë historinë e Barcelonës, te e cila skuadër gjithnjë kanë milituar futbollistë të mëdhenj.

Kontrata aktuale e Pedrit skadonte në fund të këtij sezoni.

Talenti spanjoll karrierën e tij e kishte nisur te skuadra e Las Palmas, ku kishte debutuar me ekipin e parë që në moshën 16-vjeçare.

Një gjë e tillë kishte ndodhur gushtin e vitit 2019-të. Vetëm një muaj më pas ai kaloi në rradhët e Barcelonës për shumën e 5 milion eurove.
gjatë muajit shtator të vitit të njëjtë, Pedri debutoi me ekipin e parë të “katalunasve”. Edhe pse vetëm 18-vjeç, Pedri me fanellën e Barcelonës tashmë numëron 56 ndeshje, ndërsa edicionin e kaluar i njëjti u bë futbollisti me më shumë ndeshje në Europë brenda një sezoni, gjithsej 74, me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës.

Pedri në Europianin e këtij viti u zgjodh si futbollisti i ri më i mirë.

Në faqen zyrtare të Barcelonës thuhet se Pedri edhe zyrtarisht do të nënshkruajë kontratën e re nesër, ku edhe do të dalë në një konferencë për shtyp.

Leave a Reply