Teo Hernandez i qëndron besnik Milanit, refuzon milionat e Sitit

Teo Hernandez, është i vendosur të refuzojë një transferim të mundshëm te Mançester Sitit, në favor të nënshkrimit të një vazhdimi të kontratës me Milanin, shkruan “Calcio Mercato”.

Përveç Sitit, emri i Teo Hernandez ka qenë i lidhur edhe me Paris Sen Zhermenin, mirëpo si duket 24-vjeçari është shumë ngushtë i lidhur me ngjyrat “kuqezi”.

Hernandez do të jetë i lumtur të qëndrojë në San Siro nëse të ardhurat e tij rriten në 4 milionë euro në vit, me një njoftim zyrtar që pritet të vijë në javët e ardhshme.

Leave a Reply