Përveç ndeshjes Gostivari-Teteksi anulohen edhe 3 ndeshje tjera në Ligën e Dytë

Moti me borë ka bërë që sot në Ligën e Dytë të anulohen plotë 4 ndeshje, njofton “infOSport.mk”. Përveç ndeshjes Gostivari-Teteksi, për të cilën njoftuam më herët, në Konferencën e Perëndimit gjithashtu u anulua edhe ndeshja midis Veleshtës dhe Sileksit, ndërkohë në Konferencën e Lindjes, për shkak kushteve të vështira për lojë, janë anuluar takimet Kozhuv – Bratstvo dhe Detonit Junior – Osogovo.

Të gjitha këto takime i takojnë javës së 15-të dhe të fundit të stinorit vjeshtorë, ndërsa të njëjtat pritet të zhvillohen sa më shpejtë, kuptohet kur të plotësohen kushtet për lojë. (infOSport.mk)

Leave a Reply