Bora anulon ndeshjen  Gostivari – Teteksi

Për shkak motit me rreshje të mëdha të borës, ndeshja e javës së 15-të midis Gostivarit dhe Teteksit në Ligën e Dytë – Perëndim është anuluar, dhe e njëjta do të zhvillohet në një ditë tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Personat zyrtar dhe kompetentë të këtij takimi së bashku me përfaqësuesit dhe kapitenat e të dy klubeve konkluduan se nuk ka kushte për të luajtur futboll, duke vendosur që ta anulojnë ndeshjen deri në një vendim tjetër nga komisioni i garave pranë FFM-së.

Kujtojmë në Konferencën e Perëndimit gjatë ditës së sotme në program janë ndeshjet Korabi – Ohrid Lihnidos, Voska Sport – Besa, Veleshta – Sileksi dhe Vardari – Kadino. (infOSport.mk)

Leave a Reply