Lajm i mirë për tifozët e Realit të Madridit

Tifozët e Realit të Madridit më në fund mund të buzëqeshin. Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme nga Girona në La Ligë dhe Totenhamit në Ligën e Kampionëve, ata kanë arsye të gëzohen.

Një ndër futbollistët më të mirë të “mbretërve”, Garet Bejll ka marrë pjesë sot në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, duke lënë pas lëndimin nga i cili mungoi për disa javë.

Sulmuesi uellsian pritet të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e së dielës ndaj Las Palmas.

Leave a Reply