Emini: Shkëndija me karakter sulmues, nuk din të mbrohet (VIDEO)

Shkëndija sulmuese, e vërteton edhe fakti i 71 golave të shënuar në këtë sezon, ndërsa edhe futbollisti “kuqezi”Izair Emini në “Sportmania” tregon lojën e ekipit, duke theksuar se nuk kanë karakter të mbrojtjes dhe mentalitet i tillë është i trajnerit Qatip Osmani.

“Ne si Shkëndijë, prej sa e mbajë mend unë, neve nuk dim të mbrohemi. Thjeshtë edhe karakteristikat e trajnerit tonë e bëjnë lojën tonë edhe më sulmuese, dhe ne nuk mendojmë asnjëherë për mbrojtje. Kështu që asnjëherë nuk ngarkohemi me atë çështje, të mbrohemi ose jo, por vetëm hyjmë në ndeshje që ta bëjmë lojën tonë, atë që na i kërkon trajneri”, ka thënë Izair Emini në Sportmania.

Shkëndija të mërkurën luan me Renovën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës të Maqedonisë.

Izair Emini: Shkëndija nuk di të mbrohet!

Публикувахте от Tv Shenja в 9 април 2018 г.

Leave a Reply