Ish futbollisti Minas Osmani, në përkushtim të talentëve të rinjë (VIDEO)

Ish futbollisti i njohur nga vendi, Minas Osmani, pas pensionimit nga futbolli ka nisur me një etapë të re në jetën e tij, por jo me diçka të panjohur për të.Osmani bashkë me vëllaun e tij kanë hapur një shkollë të futbollit në Çair për grupmoshat e reja, ku po jep përkushtim për të zgjedhur talent të rinjë. Ai njëkohësisht është duke ndjekur edhe ligjeratat për trajner që organizohen nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

“Për momentin jam duke ushtruar grupmosha të reja. Jam bërë trajner. Jam duke ndjekur kursin e licencës që organizohet nga Federata e Maqedonisë. Bashkë me vëllaun, ai është profesor i edukatës fizike, e kemi hapur një shkollë futbolli në Çair, pasi që rinia ka nevojë për shkolla futbolli. Ka shumë rini, shumë talentë, veç duhet dikush që ata talentë t’i udhëzojë dikush drejt rrugës së drejtë”, është shprehur Osmani në emisionin ‘Sportmania’ që transmetohet në televizionin SHENJA.

OSMANI NË SPORTMANIA: TASH MERREM ME GRUPMOSHAT E REJA !Ish-futbollisti Minas Osmani i cili me Rabotniçkin në sezonin 2007/2008 fitoi Kupën e Maqedonisë dhe titullin e kampionit, sonte në emisionin Sportmania, ka zbuluar detaje të reja rreth karrierës së tij pas pensionimit nga futbolli. Osmani tanimë bashkë më vëllaun e tij ka hapur një shkollë futbolli në Çair për grupmoshat e reja, teksa njëkohësisht është duke ndjekur kursin për trajner që organizohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. “Për momentin jam duke ushtruar grupmosha të reja. Jam bërë trajner. Jam duke ndjekur kursin e licencës që organizohet nga Federata e Maqedonisë. Bashkë me vëllaun, ai është profesor i edukatës fizike, e kemi hapur një shkollë futbolli në Çair, pasi që rinia ka nevojë për shkolla futbolli. Ka shumë rini, shumë talentë, veç duhet dikush që ata talentë t’i udhëzojë dikush drejt rrugës së drejtë”, është shprehur Osmani në Sportmania.

Публикувахте от Tv Shenja в 9 април 2018 г.

Ai gjithashtu në këtë emision, tregoi për lëndimin që pësoi kur ishte pjesë e FC Shkupit, me çka iu desh që të largohet edhe nga futbolli aktiv.

Minas Osmani në emisionin ‘Sportmania’ tregon për lëndimin që pësoi para tre viteve e gjysmë te FC Shkupi!

Публикувахте от Tv Shenja в 9 април 2018 г.

Leave a Reply