Super goli i Arben Tafas ndaj EuroMilkut (VIDEO)

Struga Trim Lum po avanson me rezultatin 1:0 gjatë 45 minutave të para në ndeshjen e javës së 11-të ndaj EuroMilkut, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje ku vendasit ishin dominues, golin e vetëm në këtë pjesë e realizoi Arben  Tafa nga gjuajtja e lirë. Ishte ky një super gol i shënuar nga ana e futbollistit strugan, goditja e të cilit nuk gjeti kundërpërgjigjen nga ana e portierit shkupjan.

Super goli i Arben Tafas ndaj EuroMilkut STRUGA TRIM LUM – EUROMILKU 1:0 (Pjesa e parë)(A. Tafa 20')

Публикувахте от infosport.mk в 4 ноември 2017 г.

Me po të njëjtin rezultat gjatë pjesës së parë Vëllazërimi falë golit të shënuar nga Leonard Kallaba në minutën e 38-të po avanson ndaj Lokomotivës së Shkupit, Gostivari me golin e hershëm të Boban Mariq është në avantazh ndaj Novacit në transfertë, teksa Zajazi ndodhet në disavantazh në përballjen ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në Shkup.

 

 

Leave a Reply