Vëllazërimi dhe Struga në kërkim të fitoreve si vendas

Vëllazërimi dhe Struga gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të javës së 11-të në kuadër të Ligës së Dytë  Futbollistike të Maqedonisë – Perënim, njofton “infOSport.mk”.

Dy skuadrat e para në renditje kërkojnë fitore në ndeshjet e tyre si vendas, ku Vëllazërimi do të mirëpret Lokomotivën e Shkupit, teksa Struga Trim Lum do të jetë nikoqir i skuadrës shkupjane të EuroMilkut, që po udhëhiqet nga 5 futbollistët shqiptarë. Njëherit do të jetë kjo ndeshja derbi e kësaj jave, ku vendasit futen si favorit, bazuar në rezultatet dhe lojat që shfaqin të besuarit e trajnerit Nexhat Husein në Strugë.

Skuadra strugane në 5 ndeshjet e zhvilluara si vendas nuk ka asnjë disfatë (3 fitore, 2 barazime), dhe shpreson që një seri e tillë pozitive do të vazhdojë edhe pas kësaj jave. Në anën tjetër EuroMilku në 5 ndeshjet si mysafir ka regjistruar vetëm një fitore dhe 4 disfata. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Shkup ishte mbyllur me barazimin 2:2.

Zajazi në Shkup do të ketë një përballje të vështirë ndaj Makedonija Gj.P, Teteksi do të mirëpret Labunishtën, ndërkohë Ggostivari do të mundohet të kthehet i pampshtur nga Manastiri në ndeshjen ndaj Novacit.

LDFM – Perëndim, Java XI

Makedonija Gj.P 13:30h Zajazi
Novaci 13:30h KF Gostivari
Struga Trim & Lum 13:30h Euromilku
Teteksi 13:30h Labunishta
Vellazerimi 13:30h Lokomotiva

Leave a Reply