FC Shkupi po bënë një punë të shkëlqyer, me transferimet e reja po mendon për të ardhmen

FC Shkupi gjatë ditës së sotme prezantoi edhe një përforcim tjetër, që është i treti brenda këtyre tre ditëve, pas Azar Omeragiç dhe Patrik Mensah, shkruan “infOSport.mk”.

I pari 19-vjeçar, i dyti 20, ndërsa përforcimi i fundit, Besnik Ferati është 21-vjeçar. Kjo tregon për punën e shkëlqyer që janë duke bërë drejtuesit e FC Shkupit, që tre ditë më herët gjithashtu nënshkruan kontratë profesionale me futbollistin 16-vjeçar Omer Sulejmani, prodhim i vetë shkollës së skuadrës nga Çair.

Prodhim i shkollës së FC Shkupit është edhe Besnik Ferati, i cili madje në kohën derisa ishte pjesë e juniorëve të skuadrës nga Çairi, ishte në prova te skuadra gjigande e Fenerbahçes. Pasi dështuan bisedimet, i njëjti vendosi të pranojë ofertën e Partizanit të Tiranës, me të cilën skuadër edhe pse si 20-vjeçar, regjistroi plotë 24 ndeshje, 19 prej të cilëve në Superligën shqiptare.

Ferati me Akademia Pandevin, zhvilloi gjthsej 22 ndeshje, që të gjitha në kuadër të Ligës së Parë, aty ku tashmë do të vazhdojë me FC Shkupin për të kërkuar edhe titullin e kampionit. (infOSport.mk)

Leave a Reply