Ibraimi me 20 gola mbyll sezonin, sërish për të “Këpuca e Artë”

Elita e futbollit vendor ditën e djeshme mbylli siparin, ndërsa pas asaj mbetën vetëm vlerësimet e më të mirëve gjatë këtij sezoni paraprak. Kur jemi te golat, është  Besart Ibraimi nga radhët e Shkëndijës, sërish golashënuesi më i mirë i kampionatit, i cili mbylli sezonin me 20 gola të shënuar me fanellën “Kuqezi”.

Ibraimi ishte lider i golashënuesve gjatë këtij sezoni me 20 finalizime, duke lënë në vend të dytë Igor Nedelkoviqin e Sileksit me 13 gola. I treti në listë përfundoi kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani me 12 gola. Vendin e katërt në listë e ndanë dy futbollistët e Vardarit, Baloteli dhe Blazhevski me nga 11 gola të realizuar.

Leave a Reply