Ronaldo ka më shumë fansa se gjithë Juventusi bashkë në rrjetet sociale

Ylli portugez i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo në “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter” ka më shumë fansa se të gjithë futbollistët e Juventusit.

Portugezi ka 272 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale, apo 154.2 milion më shumë se gjithë futbollistët e “Zonjës së Vjetër”, që nuk shkojnë më shumë se 117.8 milionë fansa.

Ndërkohë nëse llogarisim gjithë ekipin e Realit, futbollistët e kësaj skuadre që kanë fansa nëpër rrjetet sociale, del që ata së bashku tubojnë plotë 743.5 milionë ndjekës.

Nuk ka duel as mes trajnerëve, pasi Zinedin Zidan ka arritur të grumbullojë 11.8 milionë ndjekës rreth vetes, ndërkohë që në dy profilet e Alegrit në “Instagram” dhe “Twitter” ka vetëm 866 mijë ndjekës.

Leave a Reply