Ndërroi jetë ish futbollisti i KF Arsimit nga Çegrani, 25-vjeçari Besjan Jashari

Një lajm i trishtë na vjen nga Gjermania, e që ka të bëjë me humbjen e jetës së 25-vjeçarit, Besjan Jashari, nga Çellopeku i Tetovës, njofton “infOSport.mk”.

Besjani drejt tokës gjermane kishte emigruar vitet e fundit, edhe atë vetëm për një jetë më të mirë, duke i dhënë fund karrierës së tij si futbollist para kohe.

Ai kishte qenë pjesë e disa skuadrave nga Pollogu, përfshirë këtu edhe klubin e KF Arsimit nga Çegrani, që përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në “facebook” kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e ngushtë të Besjan Jasharit. Këtyre ngushëllimeve të sinqerta ju bashkohet edhe “infOSport.mk”, duke shpresuar se Besjani do të jetë pjesë e parajsës në Botën tjetër të përhershme.

Leave a Reply