Si po evoluon Premierliga për t’i ndihmuar futbollistët muslimanë që agjërojnë?

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë edhe zyrtarisht nga nesër, por gjithë neve muslimanët sonte pas mesnate do të bëjmë syfirin e parë.

Është ky muaj ky i paqës, mëshirës dhe mirësisë, por shumë sfidues për sportistët, të cilët kanë angazhime fizike me stërvitje dhe me lojë.

Mirëpo, Premierliga po mundohet t’ju përshtatet maksimalisht futbollistëve muslimanë që luajnë në këtë ligë, për t’ua bërë sa më të lehtë agjërimin, shkruan “BBC”.

Agjërimi i Ramazanit në Britaninë e Madhe këtë herë do të fillojë në mes të orës 04:00 dhe 05:00 dhe do të mbyllet në mes të kohës 19:30 deri në 20:30 në fund.

Kjo nënkupton se 52 ndeshje të Premierligës do të zhvillohen gjatë natës në muajin e Ramazanit dhe nëntë prej tyre do të luhen në mbrëmje, kur lojtatët muslimanë duhet të bëjnë iftar gjatë lojës.

Vitin e kaluar kishte marrëveshje në mes të kapitenëve që të ndërpritet përkohësisht loja derisa lojtarët që agjërojnë të bëjnë iftar.

Këtë vit nuk u është dhënë ndonjë guidë ekipeve elitare pasi kjo nuk do të ndodhë në çdo ndeshje.

Sidoqoftë, kapitenët mund të kërkojnë përsëri një pushim-ushqimi gjatë lojës, duke i paralajmëruar gjyqtarët para fillimit të takimit.

Krahas futbollistëve të shumtë, në ligën elitare angleze luajnë edhe disa yje të besimit islam si Mohamed Sallah i Liverpullit, Milot Rashica i Noruiçit, Granit Xhaka i Arsenalit, Poll Pogba i Mançester Junajtedit, dhe N’Golo Kante i Çelzit.

Këto janë ndeshjet e Premierigës që do të zhvillohen në mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit
E hënë, 4 Prill: Crystal Palace – Arsenal (20:00 fillon loja)
E mërkurë, 6 Prill: Burnley – Everton (19:30)
E premte, 8 Prill: Newcastle – Wolves (20:00)
E martë, 19 Prill: Liverpool – Manchester United (20:00)
E mërkurë, 20 Prill: Chelsea – Arsenal, Everton – Leicester, Newcastle – Crystal Palace (të gjitha nga ora 19:45), Manchester City – Brighton (20:00)
E enjte, 21 Prill: Burnley – Southampton (19:45)

Leave a Reply