Barazim dhe disfatë për Maqedoninë U17 në duelet me Austrinë, Livareka autori i vetëm i golit

Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 zhvilloi dy ndeshje kontrolluese ndaj moshatarëve të saj të Austrisë në transfertë, ku trajneri Toni Jakimovski, mund të mësonte më shumë rreth formës së lojtarëve të grumbulluar, që bënë dy paraqitje shumë të mira në tokën austriake,njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar me 25 maj, djelmoshat e Jakimovskit pësuan disfatë minimale 1:0, ndërkohë në ndeshjen e dytë të zhvilluar dy ditë më vonë 17-vjeçarët “verdhekuq” barazuan me rezultatin 1:1.

Autorë i golit të vetëm në këto dy përballje me Austrinë doli të jetë Fikret Livareka i FC Shkupit.

Ndryshe përveç tij, Jakimovski për këto dy duele ndaj Austrisë, kishte ftuar gjithashtu edhe Hadis Tairin e Veleshtës, Kasim Jakupin e skuadrës zvicerane të Vill, Amir Nuhiun dhe Zani Nazifin të Shkëndijës, Destan Adilin e Rabotniçkit, si dhe Lorik Muhtarin e Hamburgut të Gjermanisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply