Pirlo së shpejti merr timonin e skuadrës turke në Superligë

Njëri ndër mesfushorët më të mirë që ka njohur bota e futbollit, derisa ai ishte aktiv, Andrea Pirlo, së shpejti pritet të rikthehet në zejën e trajnerit.

Ish-mesfushori i Milanit, udhëhoqi për një vit Juventusin, ndërsa tani i njëjti pritet të marrë drejtimin e një skuadre shumë pak të njohur edhe në Turqi, Karagumruk.

Sezonin e kaluar, Karagumruk u ndal në pozitën e tetë në Superligën turke. Kjo lëvizje është befasi për Pirlon, i cili një vit më herët menaxhoi një prej ekipeve më të mira evropiane.

Leave a Reply