Kampionët e Maqedonisë përballë kampionëve të Kosovës

Skuadra kampione e Maqedonisë, FC Shkupi dhe ajo kampione e Kosovës, Ballkani me 14 qershor do të zhvillojnë një miqësore luksi në Ohër, aty ku këto dy skuadra po zhvillojnë fazën e parë të përgatitjeve, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje vjen në prag të ndeshjeve të tyre të para në arenën ndërkombëtare, e ku fillimisht shpresojnë në kundërshtarë më të lehtë.

Kujtojmë që të dyja këto skuadra edicionin që lamë pas treguan më së shumti në kampionatet përkatëse, duke dalë në fund kampion me meritë.

Tek të dyja skuadrat pritet të performojnë edhe përforcimet e reja, me qëllim që trajnerët Sedlloski dhe Daja të kenë një pasqyrë më të mirë rreth cilësive që posedojnë.

Bashkë me FC Shkupin në Ohër po përgatiten edhe Melos Bajrami, Kristijan Ackosvki, Antonio Kalanoski dhe një futbollistë turk, i cili së fundmi ka luajtur në Ligën e dytë daneze. Ky i fundit ndodhet në prova te skuadra e FC Shkupit, ndërsa nëse kënaq me paraqitjet e tij edhe trajnerin Sedlloski, i njëjti ka gjasa të nënshkruaj kontratë profesionale. “infOSport.mk” së shpejti do ju njoftoj edhe me emrin e tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply