Ernesto Valverde rikthehet në La Liga

Ernesto Valverde i është rikthyer futbollit, duke marrë drejtimin e skuadrës së Atletik Bilbao.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Kjo është eksperienca e tretë e spanjollit në stolin e “Baskëve”, pasi të njëjtën skuadër e drejtoi edhe dy herë të tjera në të kaluarën, edhe atë nga 1 korriku i vitit 2003 deri 30 qershorin e vitit 2005 dhe nga 1 korriku i vitit 2013, deri 30 qershorin e vitit 2017.

Kujtojmë për herë të fundit, Valverde drejtoi Barcelonën, derisa gjatë karrierës së tij kishte udhëhequr edhe Espanjollin, Olimpijakosin, Viljarealin dhe Valencian.

Strategu 58-vjeçar gjatë karrierës së tij të bujshme, numëron edhe 10 tituj të fituar, përfshirë këtu edhe atë të SuperKupës së Spanjës me Atletik Bilbaon në vitin 2016-të.

Leave a Reply