Barazime për skuadrat e mëdha, fitojnë Rabotniçki dhe Tikveshi

Ditë e barazimeve për skuadrat e mëdha. Kështu mund të quhet dita e sotme, që na dhuroi ndeshjet e xhiros së 13-të në elitën e futbollit vendor, e cila nuk pësoi ndryshime në renditje, kjo pasi tre skuadrat kryesuese barazuan në ndeshjet përballë kundërshtarëve të tyre.

Në Kratovë, Shkëndija pavarësisht epërsisë që kishte falë golit të Doriev, në fund duheshe të pajtohet me barazimin 1:1. Me po të njëjtin rezultat dhe rrjedhojë  u mbyll edhe ndeshja midis dy skuadrave shkupjane Makedonija GJ.P dhe FC Shkupit në lagjen e Gjorçe Petrovit. FC Shkupi si mysafir avansoi me golin e Adetunxhit në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt, Samake me një eurogol të vërtetë i siguroi një pikë Makedonija GJ.P.

Edhe pse ishin favoritë për 3 pikët e plota, në fund Struga Trim Lum barazoi 2:2 përballë Bregallnicës.

Një super gol i shënuar nga distanca në minutën e 22-të nga Hogan Ukpa, i dha avantazhin Struga Trim Lum, skuadër kjo që nuk diti të ruaj këtë epërsi, pasi mysafirët nga Shtipi fillimisht barazuan shifrat me anë të Gjorgjiev në minutën e 24-të, ndërsa në minutën e 52-të me anë të Aleksandar Risteskit, kaluan në avantazh për herë të parë në këtë takim. Megjithatë gjërat erdhën në vend në minutën e 79-të, kur Ibraimi nga penaltia barazoi shifrat në 2:2.

Tikveshit i mjaftoi goli i shënuar nga Karçeski gjatë pjesës së parë, për të mundur Pobedën, ndërsa Rabotniçki falë golave të Rusheviç gjatë pjesës së parë dhe Gandos në të dytën, mundi Akademia Pandevin me rezultatin 2:0.

Këtë xhiro Skopje ishte skuadra që pauzoi. (infOSport.mk)

LPFMV – Java XIII

Sileksi 1:1 Shkëndija
Makedonija GJ.P 1:1 FC Shkupi
Struga Trim Lum 2:2 Bregallnica
Ak.Pandev 0:2 Rabotniçki
Tikveshi 1:0 Pobeda
Skopje e lirë  

Leave a Reply