Pas 35 vitesh nën drejtimin e Olas, Lioni bëhet me pronar amerikan!

Lioni, një nga klubet më të njohura franceze, ka një pronar të ri. Zhan Mishel-Olas shiti në verë shumicën e aksioneve pas 35 vitesh në krye të klubit francez.

Nën presidencën e tij, Lioni përjetoi periudhën më të shkëlqyer dhe më të suksesshme në histori.

Skuadra franceze fitoi 18 trofe gjatë “mbretërimit” të 73-vjeçarit, ku bien në sy shtatë titujt kampion radhazi (2002-2008) dhe shumë perfomanca fantastike në Ligën e Kampionëve, vite kur Lioni eliminonte skuadra si Real Madrid.

Në vitin 2008, sipas revistës prestigjioze “Forbes”, francezët renditeshin në vendin e 13-të për sa i përket klubeve më të pasur në planet.

Olas u bë i famshëm për aftësitë e tij të shkëlqyera menaxheriale, rritjen e talenteve të rinj dhe shitjen e mëvonshme të tyre për shuma të majme.

Prej ditës së sotme, Lioni ka aksioner kryesor dhe automatikisht president amerikanin John Textor, i cili ka aksione edhe tek anglezët e Kristal Pallas (40%).

Biznesmeni 57-vjeçar, kreu i “Eagle Football Holding” zotëron edhe dy klube të tjera: brazilianët e Botafogos dhe belgët e RËD Molembek.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply