
Struga Trim Lum ka përmbyllur me fitore bindëse ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Zaharivski në ndeshjen e saj të fundit kundër skuadrës moldave të Petrocub Hincesti, shënoi fitore të pastërt 3:0.
Në këtë ndeshje trajneri Zaharievski preferoi të luaj pjesën më të madhe të ndeshjes me një formacion, e që me shumë gjasa te i njëjti do të llogarisë në pjesën më të madhe të sezonit.
Në portë nisi Qoshevski, ndërsa në mbrojtje përveç dyshes Radiç dhe Pere, luajtën edhe dy përforcimet e kësaj merkatoje, Neziri dhe Krivanjeva.
Në mesfushë Zaharievski u vendos për Ard Kasamin, që lidhte mbrojtjen me mesfushën, për Hogan Ukpa dhe dy anësorët Radeski dhe Muharremi, që në shumicën e rasteve vepronin edhe në sulm, duke ndihmuar Ibraimin e vetmuar.
Struga Trim Lum avansoi në minutën e 32-të falë golit të shënuar nga Hogan Ukpa, ndërsa në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Valentin Koçoski (75’) dhe Abdylhadi Jahja (81’).
Struga Trim Lum në Antalia të Turqisë, zhvilloi plotë 5 ndeshje, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe dy disfata.
Ekipi nesër rikthehet në Strugë, aty ku do të vazhdojë me fazën e fundit të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, që starton me 19 shkurt.(infOSport.mk)