Festa e titullit kampion të Napolit u kthye në tragjedi, një i vrarë dhe disa të plagosur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli ku gjatë festimeve për fitimin e titullit të tretë në Seria A. 33 vite pritje ishin shumë për një qytet që jeton me futbollin. Mediat vendase shkruajnë se gjatë festimeve një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë pasi çështja është nën hetim. Katër persona të tjerë pësuan dëmtime në duar gjatë shpërthimit të fishekzjarrëve. Një vajzë 20-vjeçare është e shtruar në një spital të Napolit në gjendje të rëndë, në rrezik jete, si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Një bilanc negativ u shënua edhe në Udine, ku tifozët u përplasën ndërmjet tyre në fushë, dhe jashtë sajë. Tetë persona janë dëmtuar jo rëndë gjatë festimeve në fushë, ku mes tifozëve të Napolit u futën edhe ultrasit e Udineses duke u përleshur ndërmjet tyre.

Leave a Reply