Astrit Thaqi është transferimi i parë i Dritës për sezonin 2023/24. Mbrojtësi i majtë është larguar nga Ballkani pas dy viteve qëndrim dhe në vazhdim të karrierës së tij do të luaj me klubin “bardhekaltër” nga Gjilani.
Ka qenë faqja zyrtare e Dritës që ka zyrtarizuar afrimin e Thaqit i cili ka bërë karrierë edhe te Feronikeli në të kaluarën.
Ndryshe, Astrit Thaqi në elitën e futbollit të Kosovës numëron gjithsej 133 paraqitje, 13 paraqitje në garat europiane si dhe 10 paraqitje në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Kosovës.