Ish futbollisti i FC Shkupit, Serxhinjo Antonio de Luiz, i cili së fundmi luante në kampionatin turk me skuadrën e Giresunspor, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në vendlindje, duke nënshkruar me një ndër skuadrat më të njohura atje, Vasko de Gama, njofton “infOSport.mk”.
Serxhinjo pjesë e skuadrës nga Çairi ishte për dy vite të plota (2018-2020), duke regjistruar 56 ndeshje, 14 gola dhe 13 asistime. Braziliani në Maqedoni kishte luajtur edhe me Rabotniçkin, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Kosovë me skuadrën e Hajvalisë dhe në Shqipëri me skuadrën e KF Laçit dhe Skënderbeut.
Pikërisht nga skuadra korçare shtatorin e vitit 2020 u transferua te skuadra e Giresunspor, për të cilën skuadër edicionin e fundit zhvilloi gjithsej 32 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë, duke reallizuar njëkohësisht edhe 3 gola dhe 6 asistime.
Tashmë Serxhinjo, ndoshta bënë hapin e karrierës, pasi i njëjti do të luaj me një ndër skuadrat më të mëdha braziliane, Vasko de Gama, aty ku më parë luante edhe një yll i madh si, Romario.
Serxhinjo te Vasko de Gama do të mbajë veshur fanellën me numër 70. (infOSport.mk)