U kontaktua nga Kosova, Valid Halilhoxhiç u kthen përgjigjen përfundimtare “Dardanëve”

Federata e Futbollit të Kosovës që prej largimit të francezit, Alan Zhires është në kërkim të një zëvendësuesi. Shumë emra janë lakuar që mund të marrin “frenat” e “Dardanëve” por asgjë konkrete.

Emri i fundit që u duket afër përfaqësueses së Kosovës ishte një trajner boshnjak. Sipas “Sportske.ba” u bë me dije  se fjala ishte për Vahid Halilhoxhiç.

70-vjeçari është një trajner i njohur në Bosnje dhe për këtë një lum ofertash janë në drejtim të tij. Madje përveç Kosovës edhe kombëtarja e Bosnje-Hercegovinës ka mbetur pa trajner dhe e shikon Vahid si të duhurin për stolin e tyre. Pavarësisht interesimit konkret të “dardanëve” duket se kjo pistë është e vështirë për tu realizuar.

Ka qenë vetë trajneri që ka theksuar në një intervistë me Arlind Sadikun se diçka e tillë është e pamundur. Sipas tij oferta e Bosnje-Hercegovinës është më e mirë, teksa theksoi gjithashtu se oferta më të mira financiare ka edhe nga ekipe ta tjera.

Në këto kushte “Dardanët” do të duhet të pikasin ndonjë emër tjetër si zëvendësues të Zhires.

Gjithashtu në të kaluarën e tij Halilhoxhiç ka drejtuar ekipe si Lille, Ren, Paris Sen Zhermen, Dinamo Zagreb dhe Trabzonspor, ndërsa ka kualifikuar në Botëror kombëtaret e Bregut të Fildishtë, Japonisë, Algjerisë dhe Marokut.

 

Leave a Reply