Struga Trim Lum me shumë optimizëm udhëtoi drejt Lituanisë

Ekspedita e Struga Trim Lum ka udhëtuar drejt Lituanisë për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve që do ta zhvillojë të martën kundër kampionëve të Lituanisë, Zhalgiris.

Kampionët e vendit saktë në ora 15:00 nga aeroporti Shkupit kanë fluturuar fillimisht drejt Frankfurtit që më pas në mbrëmje në ora 20:00 të arrijnë në Vilnius të Lituanisë.

Në taborin e struganëve mbizotëron një atmosferë shumë pozitive, ku të gjithë janë optimist për rezultat pozitiv edhe pse janë të vetëdijshëm për kualitetin e Zhalgirisit, skuadër kjo që edicionin e kaluar luajti në grupet e Ligës së Konferencës.

Ndeshja Zhalgiris – Struga Trim Lum do të luhet të martën, duke nisur nga ora 18:00, përderisa ndeshja e kthimit aty ku do të vendoset edhe ekipi fitues dhe kundërshtari i Galatasarajit për në raundin e dytë, do të luhet me datë 18 korrik në Ohër. (infOSport.mk)

Leave a Reply