Hidhet shorti për sezonin e ri 2023/24, kampionët e Strugës e nisin me Gostivarin, Voska mirëpret Shkëndijën

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për ndeshjet e sezonit të ri futbollistik 2023/24, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione e Struga Trim Lum sezonin e ri  do ta nis në shtëpi kundër Gostivarit, ndërsa që në xhiron e dytë këtë skuadër e pret një super përballje me Shkëndijën në Tetovë.

Ndërkohë “kuqezinjtë” e Ardian Nuhiut vetëm një javë më parë do të udhëtojnë buzë liqenit, pasi starti i sezonit deshi që ata të jenë mysafir të Voska Sport, skuadrës debutuese në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

FC Shkupi sezonin e ri e nis me ndeshjen në Shkup, kundër Rabotniçkit në transfertë, Brera Strumica do të mirëpret Vardarin, Bregallnica skuadrën e Sileksit, derisa Tikveshi në Kavadar do të luaj kundër Makedonija GJ.P.

Sezoni i ri futbollistik do të nis me datë 6 gusht, ndërsa të gjitha ndeshjet do të startojnë në ora 17:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply