Tirana vjen me një njoftim të rëndësishëm në prag të takimit kundër Beshiktashit në “Air Albania”

Pas disfatës 3:1 në ndeshjen e parë në Stamboll ndaj gjigandëve turq të Beshiktashit në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës, KF Tirana të mërkurën në “Air Albania” do të tentojë të bëjë mrekullinë.

Ekipi i Tiranës me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë një njoftim të rëndësishëm përsa i përket kësaj ndeshje.

“KF Tirana pret në datë 3 Gusht, ekipin e Besiktas J.K. Klubi lajmëron se kanë dal në shitje biletat e takimit që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare, Air Albania Stadium.”

KF Tirana kërkon të nënvizojë se biletat mund t’i siguroni online si edhe fizikisht në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithëashtu nga data 01.08.2023 – 03.08.2023 në pikën e shitjes në biletarinë në stadiumin “Air Albania”.

Më shumë se një ndeshje futbolli! Mos mungo në stadium, merr fanellën dhe shallin e Tironës!”

Leave a Reply