Voska Sport-Vardar në një betejë të re me aromë elite, Shkëndija mysafir i liderit, Shkupi mirëpret Sileksin

Pas pak do të startojnë ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Parë, aty ku do të jemi dëshmitarë të disa ndeshjeve mjaft interesante, shkruan “infOSport.mk”.

Në mungesë të ndonjë derbi, si të tillë mund ta etiketojmë ndeshjen në Çair, aty ku mejdanin do të ndajnë dy ish kampionët e vendit që së bashku peshojnë 7 tituj, FC Shkupi dhe Sileksi.

Shkëndija e Tetovës do të udhëtojë drejt Kavadarit, aty ku do të mirëpritet nga lideri aktual, Tikveshi, ndërkohë në qytetin e bukur të Ohrit në një betejë të re, këtë herë me aromë elite do të përballen Voska Sport dhe Vardari, dy skuadrat e inkuadruara këtë edicion në Ligën e Parë.

Bregallnica në Shtip do të mirëpret Gostivarin, që edhe përkundër pretendimeve të larta e nisi shumë keq sezonin e ri, me dy disfata dhe një gol-averazh 0:5, ndërkohë në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, Rabotniçki në duelin e skuadrave nga kryeqendra jonë, do të mirëpret Makedonija GJ.P.

Që të gjitha ndeshjet startojnë në ora 17:00, ndërsa java e tretë mbyllet me takimin e nesërm midis Struga Trim Lum dhe AP Brera Strumica që do të zhvillohet në stadiumin buzë liqenit të Strugës. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 3

Voska Sport 17:00h Vardari
Tikveshi 17:00h Shkëndija
FC Shkupi 17:00h Sileksi
Bregallnica 17:00h Gostivari
Rabotniçki 17:00h Makedonija GJ.P
Struga TrimLum 21.08 – 17:00h AP Brera

Leave a Reply