Dobërdolli në festë, Besa shpallet kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë (VIDEO)

Dobërdolli, fshat me histori nga Mesjeta e Largët ka shkruar historinë më të re, pasi klubi i tyre futbollistik i themeluar shumë vite më parë, KF Besa, që aktualisht financohet nga familja Tairi, është shpallur kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

13 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 disfatë, është epilogu i pjesës së parë të sezonit 2023/24 të skuadrës nga Dobërdolli, që të shtunën në terren vendas në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë para tifozëve të vetë mundi Pobedën, dikur ish kampionin e Maqedonisë, me rezultatin 3:1.

Edhe njëherë tjetër cilësitë e tij të larta sulmuese, i dëshmoi Fiton Ademi, i cili realizoi dy gola në këtë fitore, derisa një gol tjetër bëri, veterani kampion, Izair Emini.

Pas kësaj fitore pasoi një festë e madhe mes tifozëve dhe futbollistëve të tyre heronj, që gjatë gjthë këtij gjysëmsezoni treguan një performancë të shkëlqyer, duke shënuar më së shumti gola se të gjitha skuadrat tjera, ndërsa njëkohësisht duke u mburrë edhe me mbrojtjen më të mirë.

Plotë 37 gola, apo 2.5 për ndeshje të shënuar nga kjo skuadër, janë pasyra më e mirë për sukseset në Ligën e Dytë, aty ku deri në fund si rival kryesor për vendin e parë, me shumë gjasa do ti kenë ekipet nga Radovishi, Detonit dhe atë nga Manastiri, Pelisterin.

Pikërisht disfatën e vetme Besa e Dobërdollit e kishte pësuar në transfertën në Radovish nga Detonit, derisa kishte mundur Pelisterin midis Manastirit me shifrat 2:1. Është kjo një epërsi plus për skuadrën e Besës së Dobërdollit, skuadër kjo që në pjesën e dytë të sezonit që të dyja skuadrat do ti mirëpret në terren vendas, gjë kjo që luan një rol shumë të madh dhe që e afron këtë skuadër edhe më shumë drejt objektivit, inkuadrimin në Ligën e Parë.

Për më tepër, drejtuesit e kësaj skuadre me në krye Haxhi Muhamed Tairin dhe djemtë e tij Zejdini dhe Elhami, kanë filluar të ndërtojnë edhe fushën e stadiumit në Dobërdoll, me shpresë se ndeshjet e Ligës së Parë, kjo skuadër do ti zhvillojë para publikut të Dobërdollit, duke bër që ky fshat që daton që nga mesjeta e hershme në vitin 1308, të njihet edhe në kartën futbollistike të Maqedonisë, e më pas edhe në atë europiane.

Me kompani serioze si “Global Immobilien” dhe persona si Haxhi Muhamed Tairi, gjërat po bëhen realitet për Dobërdollin, fshat ky i Gostivarit, më saktësisht i Komunës së Vrapçishtit, aty ku edhe kjo skuadër i ka zhvilluar deri më tash ndeshjet e saj si vendas. (infOSport.mk)

Leave a Reply