Hamilton superior, fiton garën për Çmimin e Madh të Kinës

Luis Hamilton ka dalë fitues në Çmimin e Madh të Kinës, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës, Valteri Botas. Dy pilotët e Mercedes ishin të shkëlqyeshëm në garën e sotme në Kinë, duke lënë pas vetes pilotin e Ferarit, Sebastian Fetel.

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Mercedesit në 3 garat e para të sezonit, duke treguar se edhe këtë sezon kryefjala do jenë ata.

Pas 3 garave të para, britaniku Hamilton renditet i pari me 6 pikë  epërsi ndaj Botas. Ishte kjo gara e 1000-të në kuadër të  Formula 1, ndërsa ajo e 1001-ta do të zhvillohet pas dy javësh në  Azerbajxhan.

Leave a Reply