Musliu: Ndaj Vardarit të tregojmë kualitet kampioni

Sot ora 16:00 sjell përballë Vardarin dhe Shkëndijën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Të dyja ekipet takohen për herë të fundit në këtë sezon, ndërsa favorit shihet ekipi i Qatip Osmanit që ka bërë më të mirën edhe këtë vit dhe vazhdon kryesimin ne tabelë me 12 pikë diferencë pikërisht nga rivalët Vardarit.

Mbrojtësi i kuqezinjëve, Visar Musliu beson në ekipin dhe bashkëlojtarët e tij dhe mendon që ndeshja do të shkojë në favor të tyre nëse luajn lojën e tyre.

“Të tregojmë kualitet kampioni. Besojm në rezultat pozitiv nëse luajm ashtu siç dim ne”, thotë Visar Musliu për “InfOSport.mk”.

Takimi Vardari-Shkëndija luhet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup. /InfOSport.mk

Leave a Reply