FFM përkrah UEFA-n, kundër “European SuperLeague”

Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë për çështjen e Super Ligës Europiane në futboll, ka sjellë një seri reagimesh nga mbarë opinioni sportiv në botë. Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, që ka dalë me një qëndrim përmes faqes zyrtare në “facebook”.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë me gjithë zemër mbështet UEFA-n.  

Lavdia nuk është vetëm një destinacion, por një udhëtim i fituar me mund dhe djersë në fushë. Me çdo lëvizje dhe pasim, me çdo pikë djersë dhe shpresë, ne kërkojmë ndershmëri dhe pasion në lojë. Çdo ekip të frymëzohet të luajë me gjithë zemrën, të luftojë për çdo top si të jetë i fundit, dhe të garojë me shpirtin e vërtetë të fer plej. Për dashurinë ndaj lojës që na bashkon dhe na ngrit të gjithëve së bashku” – thuhet në kumtesën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply