Kadriu, Asani dhe Sadiki largohen nga Erzeni!

Erzeni nuk arriti do të mbijetojë këtë vit në Superligën shqiptare, ashtu që në edicionin e ardhshëm kjo skuadër do të luaj në Ligën e Dytë të Shqipërisë.

Rënja një kategori më poshtë, do të sjellë edhe shumë ndryshime në skuadër, të cilat janë paralajmëruar që tani.

Kështu, nga kjo skuadër me shumë gjasa do të largohet edhe treshja e futbollistëve nga Maqedonia, Florian Kadriu, Xhelil Asani dhe Nehar Sadiki. Ky i fundit madje mbante edhe shiritin e kapitenit te Erzeni, skuadër kjo që sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e parafundit me 32 pikë, ashtu që bashkë me Kukësin, edicionin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e parë shqiptare.

Përveç kësaj treshe, siç mëson “infOSport.mk”, nga kjo skuadër do të largohet edhe ish mesfushori i Renovës, boshnjaku, Amir Kahrimanoviç, i cili ishte një ndër më të dalluarit në dy edicionet e fundit te Erzeni.

Që të gjithë këto emra, janë shumë të njohur edhe në tregun tonë të futbollit, ashtu që nuk përjashtohet mundësia, ndonjërin prej tyre ta shohim sërish në futbollin e Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply