Konfirmohen 19 klubet e Botërorit të vitit 2025

Në vitin 2025 do të zhvillohet formati i ri i Kupës së Botës për klube, pasi është rritur numri i pjesëmarrësve në 32.

19 prej tyre veçse kanë siguruar kualifikimin, duke marrë për bazë kriterin kryesor, rangimin në katër vjetët e fundit, në bazë të paraqitjeve të tyre.

Çelzi, Real Madrid, Mançester Siti, Bajern Munih, PSZh, Benfika, Inter dhe Porto janë kualifikuar nga Evropa, Palmeira, Flamengo dhe Fluminense nga Amerika e Jugut, ndërsa nga ajo e Veriut dhe Qendrës: Monterrey, Seattle Sounders dhe Leon.

Nga Azia janë kualifikuar Al Hilal dhe Urawa Reds, nga Afrika: Al Ahly dhe Wydad dhe nga Oqeania: Auckland City.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply