“Selam Alejkum” nga gjuha e serbit Djokoviç (VIDEO)

Novak Djokoviç dhe Karlos Alkaraz patën një përballje mbrëmë një ndeshje ekspozite në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku fitoi spanjolli.

Por rezultati kaloi në plan të dytë pasi Djokoviç iu drejtua tifozëve dhe organizatorëve të turneut të pranishëm pas ndeshjes me përshëndetjen e ngrohtë muslimane:

“Selam Alejkum”, tha Djokoviç dhe shkaktoi ovacione nga rreth 40 mijë fansa, të cilëve u tha “faleminderit” në arabisht.

“Faleminderit shumë për disa ditë të mrekullueshme. Ne patëm një pritje të mrekullueshme nga organizatorët dhe dua të falënderoj të gjithë të përfshirë në këtë. Faleminderit për mbështetjen e këtij eventi dhe tenisit”, ishin fjalët e serbit të njohur të tenisit botëror. (tesheshi.com)

Leave a Reply