Ballkani ka shënuar një fitore të madhe në miqësoren ndaj gjigandëve ukrainas të Dinamo Kiev, njofton “infOSport.mk”.
Kampioni i Kosovës shënoi fitore me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga ish futbollisti i FC Shkupit, Mamadou Danfa dhe Albin Berisha.
Danfa shënoi golin e parë të takimit në minutën e 20-të, kur mjaft mirë pranoi një top brenda zonës kundërshtare, nga ish futbollisti tjetër i FC Shkupit, Valid Hamidi.
Golin e dytë për Balkanin dhe të fundit të këtij takimi të zhvilluar në Antalia të Turqisë, e realizoi Albin Berisha nga pika e bardhë.
Pas kësaj ndeshje, Ballkani do të rikthehet në Suharekë për të vijuar me fazën e tretë dhe të fundit në prag të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës, aty ku sërish shihet si pretendenti kryesor për titullin e kampionit.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje te Dinamo e Kievit, u paraqit edhe Reshat Ramadani, ish mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës. (infOSport.mk)