FFM, donacion 5680 topa për 122 klube të të rinjëve

Federata e Futbollit të Maqedonisë, gjatë kësaj jave ka shpërndarë 5680 topa futbolli (FIFA QUALITY PRO “IMS – Standardi Ndërkombëtar i ndeshjeve”) për klubet e të rinjve të të gjitha kategorive (të rinj, kadetë, pionierë, pionierë të vegjël etj.), që bëjnë gara në kuadër të kampionateve për kategoritë e reja të FFM-së.

Skuadrat nga Superliga e të rinjve dhe nga Liga e Dytë për të rinj marrin nga 80 topa futbolli, dhe klubet nga Liga e Tretë dhe klubet që kanë breza fëmijësh në kategorinë e të moshuarve dhe juniorëve marrin nga 40 topa futbolli.

Në këtë donacion të fundit nga FFM-ja, janë përfshirë gjithsej 122 klube.

“Me ndihmën e vazhdueshme si në aspektin financiar ashtu edhe në atë teknik (pajisje, futboll, pagesë e shpenzime udhëtimi etj.), FFM-ja konfirmon se futbolli i të rinjve nuk shihet më si një kontribues entuziast, por edhe si një pjesë e futbollit tonë që zhvillohet. Është e rëndësishme të tregojmë se futbolli bazë trajtohet në nivelin e duhur dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim.”, ka thënë kryetari i FFM-së, Muammed Seidini.

Më herët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ndau 600 topa futbolli (Triton – FIFA) për 12 klube nga LPFM, derisa 16 klube nga LDFM kanë marrë 640 topa futbolli.

18 klube nga Liga e Femrave (e para dhe e dyta) iu shpërndanë 560 topa futbolli (Reposta), ndërsa ekipet nga Liga e Fëmijëve FFM, gjithsej 3000 topa futbolli.

200 topa janë të destinuara për ekipet nga Liga e Parë dhe e Dytë e Futsalit. Topat e futbollit të prodhuara sipas standardeve më të larta të FIFA-s janë të dizajnuara nga FFM.

Me aksionin e ri për klubet e të rinjëve, Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe një herë konfirmon rëndësinë e përkrahjes së të gjitha klubeve në të gjitha garat e organizuara nga FFM.

Leave a Reply