Largimi i Klop nga Liverpulli! Gjermani tregon edhe arsyen

Jurgen Klopp ka dhënë një lajm të papritur sot, teksa gjermani njoftoi largimin e tij nga ekipi i Liverpullit në fund të sezonit.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur tashmë edhe vetë klubi anglez, me të cilin Klop fitoi të gjitha Kupat e mundshëm, si në Angli, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

“Mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz kur e dëgjon këtë vendim timin për herë të parë. Por padyshim që mund ta shpjegoj ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj. Më pëlqen absolutisht gjithçka te ky klub. Më pëlqen gjithçka në këtë qytet. Më pëlqen gjithçka që kanë tifozët e këtij klubi. E dua ekipin. E dua stafin. Dua gjithçka këtu. Që unë e kam marrë këtë vendim, dua të tju them se jam i bindur se është ai që duhet të marrë në këtë moment. është momenti i duhur, pasi po më mbaron energjia. E di që nuk mund ta bëj punën përsëri, përsëri, dhe përsëri. Pas gjithë viteve që ishim bashkë, pas gjithë kohës që kaluam së bashku, dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, rrespekti u rrit, dashuria u rrit, dhe gjëja më e vogël që të detyrohem është e vërteta. Dhe kjo është e vërteta. Unë po largohem”. – është shprehur Jurgen Klop, i cili skuadrën nga “Enfilld Roud” e ka drejtuar në gjithsej 464 ndeshje, duke regjistruar 288 fitore, 96 barazime dhe 80 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply